Përkujdesja për sytë sot, ruan shikimin në të ardhmen.
Sytë tanë punojnë shumë që nga momenti i parë që i hapni në mëngjes deri në momentin kur i mbyllni në mbrëmje. Shikimi i televizorit, puna në kompjuter dhe pajisje celulare, leximi i librave dhe mungesa e gjumit i lodhin deri në atë pikë sa bëhen të thatë, të ndjeshëm dhe shumë të lodhur. Ne kemi vetëm një palë sy dhe në botën e sotme sytë janë më të prekshëm se kurrë. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të kujdesemi për ta tani që të ruajmë shikimin tonë në të ardhmen.
Provoni këta 3 hapa të lehtë për përkujdesje aktive që të mbani shikimin tuaj në formë:
Pushimi
Sytë tanë kanë nevojë për pushim si çdo pjesë tjetër e trupit tonë, kështu që pushimi është i pari nga tre hapat. Sidoqoftë, intensiteti i ngarkesës së tyre është shumë më i lartë, kështu që ekspertët rekomandojnë rregullin 20-20-20. Çdo njëzet minuta është mirë të bëni një pushim prej të paktën njëzet sekondash, duke u fokusuar në një objekt njëzet hapa larg jush. Ndjekja e rregullit është një mënyrë e shkëlqyer për t’i kujtuar vetes që të bëjmë pushime të vogla. Kjo është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për t’u çlodhur kudo që të jeni, e cila nuk kërkon asnjë përpjekje. Përveç kësaj ekspertët do të shtojnë – kapsallitni. Kur shikojmë pajisje të ndryshme, shpesh harrojmë të kapsallitim. Kapsallitja nxit syrin të prodhojë më shumë lëng loti dhe kështu vetëm e mbron atë nga thatësia dhe skuqja.
Ushtrimet
Hapi i dytë që është lidhur me përkujdesjen për sytë është gjimnastika vizuale. Ajo luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vizionit të qartë kristal ditën dhe natën. Ekzistojnë një sërë ushtrimesh që kanë ndikim në sëmundjet e ndryshme oftalmologjike duke ngadalësuar zhvillimin e tyre. Ja disa shembuj për ushtrime që rekomandohen nga oftalmologëtdhe që mund të praktikohen në çdo kohë:
1.Mbyllni sytë. Mbani qepallat të shtypura për brenda për disa sekonda. Hapni gjerësisht sytë dhe qëndroni ashtu për disa sekonda.
2.Hapni dhe mbyllni qepallat shpejt dhe shpesh për disa sekonda.
3.Shikoni në drejtime të ndryshme: së pari lart majtas, pas kësaj poshtë djathtas, pastaj lart djathtas dhe në fund poshtë majtas. Përpiquni që lëvizjet të jenë të ngadalta dhe të përshkruajnë rrathë. Mbajeni shikimin tuaj për disa sekonda në pozicionet e fundit. Përsëritni disa herë radhazi.
Shtesat ushqimore
Hapi i tretë që do të ndërmerrni në përkujdesje të syve është marrja e shtesave ushqimore. Shumë janë këshillat për marrjen e shtesave ushqimore, por rrallë herë ka shpjegime të mjaftueshme dhe të hollësishme pse ato janë aq të nevojshme.
Pothuajse të gjitha burimet e dritës – natyrore dhe artificiale, lëshojnë të ashtuquajturën dritë blu. Jemi të ekspozuar ndaj saj pothuajse gjatë tërë ditës, madje pa e kuptuar. Ekspozimi i tepërt në diell, puna me kompjuter, drita fluoreshente, përzierja e dritave të ndryshme – të gjitha këto janë burime që kanë efekt negativ mbi shikimin. Rrezet blu me energji të lartë depërtojnë thellë dhe dëmtojnë fotoreceptorët, përgjegjës për mprehtësinë e shikimit. Syri si çdo organ tjetër i trupit, posedon mbrojtje të vet. Ajo arrin t’i filtrojë këto rreze me ndihmën e pigmentit në makulën – pjesa e verdhë në fundin e syrit, e cila përmban luteinë dhe zeaksantinë.
Për fat të keq, syri nuk mund të prodhojë vetë këto 2 elemente dhe për këtë arsye është e nevojshme t’i sigurojmë përmes ushqimit ose shtesave ushqimore. Shumica e njerëzve nuk konsumojnë mjaft perime dhe fruta. Marrja e luteinës dhe zeaksantinës nga ushqimet është mesatarisht nën 10 mg luteinë dhe 2 mg zeaksantinë që janë të nevojshme. Kjo çon në formimin e një filtri më të dobët ndaj dritës blu që mbart rrezik më të madh të dëmtimit.
Përkujdesja për sytë tani, ruan shikimin gjatë tërë jetës sonë. Ja për se specialistët rekomandojnë marrjen e shtesave ushqimore me përmbajtje optimale të luteinës dhe zeaksantinës. Një shtesë ushqimore e tillë është Neovista Next. Përbërja e Neovista Next është e larmishme dhe e pasur me antioksidantë, me efekt të provuar të favorshëm mbi shikimin:
Ekzistojnë disa studime për përbërësit e përmendur më latë dhe ndikimi i tyre mbi shikimin në plan afatshkurtër. Një prej tyre është i njohur si “super ushqim” dhe dallohet me veprimin e tij në plan afatgjatë – goji berry. Në mbarë botën ekstraktet e goji berry standardizohen sipas sasisë së një prej përbërësve aktivë të rëndësishëm në frutat e bimës – lipopolysakaridet (LPS). Përmbajtja e LPS në Neovista Next është mbi 60% ose mundësisht më e lartë. Goji berry përmban gjithashtu shumë vitamina, minerale dhe jo në vend të fundit përmbajtje të lartë të zeaksantinës. Rritja e niveleve të zeaksantinës në sy është vërtetuar se zvogëlon rrezikun e zhvillimit të shpejt të sëmundjeve të ndryshme të syve.
Neovista Next çon në lehtësimin e ankesave aktuale si lodhja, tensioni, shikimi i paqartë dhe thatësia. Falë përbërësit inovativ goji berry shikimi bëhet i stimuluar dhe i përkujdesur.
Top Channel