Fasulet po konsiderohen “Ozempiku” i ri, por si duhet të konsumohen ato?
Nutricionisti Pavli Brozi sqaroi në programin “Në Shtëpinë Tonë” se si duhet të konsumohet fasulja që të kthehet në një Ozempik natyral.
Ai sqaroi se fasulet e kuqe janë ato që ktyejnë më së miri këtë rol, por pas nuk mbeten as llojet e tjera.
“Janë proteinë bimore, janë të mira për vetitë dhe fibrat që kanë dhe gjithmonë nëse i konsumon në një mënyrë tjetër, që baballarët i kanë ngrënë nga halli gjithë jetën. Është Ozempiku i vjetër, ky që ka dalë tani është i vjetri.
Ozembicu është një medikament që nxit një hormon në trup që quhet GLP-1, që i thotë trurit “je i ngopur”, nuk konsumon ushqim.
Fasulja është ushqim shumë i mirë, por nuk është përmendur mënyra se si mund t’i konusmojmë, që t’i bësh Ozempik natyral. Fasulet e ftohta bëjnë nxitjen e GLP-1. Edhe të nxehta e kanë, por të ftohta e kanë dy herë më shumë. Fasulet duhet ta kalojnë procesin e ftohjes, pra mund të ngrohen, por fillimisht duhet të jenë ftohur.
Fasulja që ka efektin më të madh, që mund të jetë Ozempik natyral është fasulja e kuqe. Është e para që e ka më të lartë nivelin e niseshtesë rezistente.
E dyta është fasulja e bardhë, e treta e zeza dhe e fundit fasulja kafe”, tha Pavli Brozi.
Top Channel