Shtohen rastet me kancer gjaku, hematologu Ivanaj: Çdo vit diagnostikohen 55 raste të reja vetëm në Shqipëri

15/09/2026 15:32

Sëmundjet kancerogjene në gjak janë shtuar.

Shefi i Shërbimit të Hematologjisë, Dr. Arben Ivanaj, thotë se këto sëmundje nuk kursejnë asnjë grup moshe.

“Shtohen çdo vit 55 raste të reja”, u shpreh doktor Arben Ivanaj.

Ivanaj thekson se sëmundjet mund të shfaqen papritur, të ndikuara nga faktorë të jashtëm.

“Ndikon diçka që dëmton gjenin”, deklaroi Ivanaj.

Shefi i Shërbimit të Hematologjisë ka një këshillë për qytetarët që të mos bëjnë analiza gjaku pa ia kërkuar mjeku.

“Të dalim nga mentaliteti direkt te laboratori”, tha Ivanaj.

Jetëgjatësia mesatare e një pacienti pasi diagnostikohet me kancer të gjakut është mesatarisht 7-8 vjet. Por shefi i Shërbimit të Hematologjisë shpreh disa rezerva në lidhje me trajtimin e pacientëve në Shqipëri.

“Jemi mirë me trajtimin e linjës së parë, diagnozë dhe trajtim i parë, por duhet të shkojmë më tej, i takon vendimmarrësve”, tha Ivanaj.

Gjithsesi, Ivanaj thekson se njohuritë mjekësore kanë avancuar edhe në trajtimin e pacientëve tanë.

Top Channel