Protesta në ditën e 111, organizatorët kërkojnë që të shmanget protagonizmi i tepruar nga disa individë
18/09/2026 22:00
Protestuesit kërkuan edhe në ditën e 111 largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë klasës politike.
Në fjalimet e përnatshme kërkuan të lihen mënjanë dallimet gjeografike dhe protagonizmi i individëve të veçantë, duke propozuar që vendimet në merren në mënyrë kolegjiale.
Organizatorët gjithashtu përsëritën edhe një herë kërkesat e parashtruara javë më parë, duke kërkuar mes të tjerash edhe një qeveri teknike si dhe zgjedhje të parakohshme.
Marshimi, ashtu si çdo mbrëmje u krye në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit nën thirrjet për bashkim të qytetarëve me bindje të ndryshme partiake që ti bashkohen sheshit.
Top Channel