Kim Kardashian i është përkushtuar në maksimum pamjes së saj në “Met Gala 2022”. Ajo u paraqit me një fustan si të Marilyn Monroe në vitin 1962.
Sipas Daily Mail, 41 vjeçarja i tha prezantuesit LaLa Anthony , se ajo humbi mbi shtatë kilogramë për tri javë në përgatitje për evenimentin që do të merte pjesë.
“Ky është fustani i Marilyn Monroe. Është gjashtëdhjetë vjeç. Ishte si të përgatitesha për një rol”, tha Kardashian, e cila ndryshoi edhe ngjyrën e flokëve për tu dukur si aktorja.
Me flokët ngjyrë bionde ajo e kompletoi pamjen e fustanit madhështorë me një pallto të bardhë.
Fustani i Marilyn-it me rruaza është dizenjuar nga “Jean Louis” dhe është ekspozuar në muzeun “Ripley’s Believe It or Not” në Orlando, pasi e blenë atë nga Ankandi Julien për 4.81 milionë dollarë.
Ideja për të veshur këtë fustan ka ardhur në shtator të vitit të kaluar, ndërsa tha se i është dashur orë për të lyer flokët në këtë ngjyrë.
Për shkak të fustanit të ngushtë, gjatë ngjitjes së shkallëve Kardashian është ndihmuar nga i dashuri i saj Pete Davidson i cili kishte veshur një kostum “Dior” të zi, këmishë të bardhë dhe syze të zeza.
Kim është e njohur për sakrificat e saj për “Met Gala”, pasi në vitin 2019 ajo mori mësime frymëmarrjeje në mënyrë që të vishte fustanin e “Thierry Mugler” dhe nuk ishte në gjendje të ulej ose të përdorte banjën gjatë gjithë mbrëmjes.
Top Channel