Jemin Gjana, mbështetës i kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Bashës, në mbledhjen e mbajtur në selinë blu ku u vendos edhe shkarkimi i ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësve të tij nga PD, tha se edhe Grupi i Rithemelimit i krijuar nga ky i fundit duhet përjashtuar!

Më tej, Gjana ka deklaruar në mbledhje se Berisha s’ka të ngjashëm me asnjë lider botëror në histori dhe e se e njeh atë shumë mirë! Ai ka vazhduar më tej ku e ka krahasuar me vitin e mbrapsht 1997, duke kujtuar se PD ka bërë opozitë me 17 deputetë.

“Ne e njohim atë (Berishën) mirë. Nuk ka të ngjashëm me asnjë lider botëror në histori, që t’ia bëj këtë partisë së tij. Grupi i Rithemelimit duhet të përjashtohet i gjithë! Mbaj mend historinë e 97-ës, me Genc Pollon dhe grupi ynë mbeti me 17 deputetë, e ne bëm opozitë dhe e mbajtëm PD-në. Shkonim në terren dhe kishim përballë bandat dhe e ngritëm partinë duke komunikuar dhe duke dëgjuar. Kjo nuk është as 1/3 e asaj që i ndodhi PD-së në 97-tën”, u shpreh Gjana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA