Sezoni i kaluar në Formula 1 dhuroi një spektakël të vërtetë që i mungonte këtij sporti prej disa vitesh.
Fituesi i Botërorit u vendos në garën e fundit, ose më saktë në xhiron e fundit të Yas Marina në Abu Dhabi, teksa Max Verstappen parakaloi Lewis Hamilton për të fituar titullin e parë të karrierës në moshën 24-vjeçare.
Sezoni i kaluar në Formula 1 dhuroi një spektakël të vërtetë që i mungonte këtij sporti prej disa vitesh. Fituesi i Botërorit u vendos në garën e fundit, ose më saktë në xhiron e fundit të Yas Marina në Abu Dhabi, teksa Max Verstappen parakaloi Lewis Hamilton për të fituar titullin e parë të karrierës në moshën 24-vjeçare.
Përgjatë gjithë vitit, holandezi dhe britaniku kanë dhuruar një luftë të vërtetë sportive, e cila në disa raste i kaloi edhe limitet. Megjithatë, stilin agresiv të të pilotuarit nga Verstappen duket se e kanë vlerësuar edhe kolegët e tij në pistë, teksa së fundmi është zhvilluar edhe një votim i fshehtë mes pilotëve për të përzgjedhur dhjetë më të mirët e kampionatit që lamë pas.
Kështu, pilotët kanë përzgjedhur Verstappen si më të mirin për vitin 2021, ndërsa pas tij ishte votuar Hamilton e më pas Lando Norris./ Supersport
Votimi i pilotëve:
Sakaq, si piloti më i mirë i vitit, Verstappen është përzgjedhur edhe nga shefat e skuderive, të cilët ashtu si pilotët, nëpërmjet një votimi të fshehtë veçuan holandezin, ndërsa pas tij renditej Hamilton.
Votimi shefave të skuderive:
Top Channel