Tirana ka fituar pa shumë probleme ndaj Kastriotit me rezultatin 3-0. Bardheblutë zgjidhen gjithçka shumë shpejt me dopietën e pjesës së parë të Taulant Seferit dhe me golin e Ngoo në 45 minutat e dyta.

25 vjeçari realizoi fillimisht me një goditje tokazi që nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit Sali. Ndërsa goli i dytë u orkestrua nga Michael Ngoo që vertikalizoi mjaft mirë dhe Seferi nuk gaboi i vetëm përballë katërkëndorit të krutanëve.

Ngoo u bë sërish protagonist në golin e tretë duke hipotekuar një trepikësh të vyer. Me anë të këtij triumfi, Tirana ruan vendin e parë në tabelën e klasifikimit duke u konfirmuar si forca kryesore e kampionatit. Nga ana tjetër, Teuta mposhti Dinamon 0-1 në ‘Elbasan Arena’ me autogolin e portierit Edvan Bakaj.

Gardiani i Bluve të kryeqytetit në tentativën për të grushtuar topin e devijoi në portën e tij dhe ky gol ishte i mjaftueshëm për Djemtë e Detit që të rrëmbejnë tre pikët. Me këtë rezultat, Teuta ngjitet në vendin e 4 në tabelë ndërsa Dinamo mbetet në ujëra të trazuar vetëm 2 pikë larg zonës së ftohtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA