Milan pret Gonçalo Ramos, por golat i shënojnë ish lojtarët e tij. Zhgënjen vetëm…Leao
Lamine Yamal zbulon anën e errët të famës dhe këtë e bëri gjatë një interviste të dhënë për Jorge Valdano duke nxjerrë në pah vështirësitë e përditshme që lidhen me mungesën totale të privatësisë.
Sulmuesi i Barcelonës shpjegoi sesi fama e pengon të kryejë me qetësi edhe aktivitetet e thjeshta të jerës së përditshme duke vënë në dukje kontrastin mes perceptimit të opinionit publik dhe kushtet reale personale.
‘Më ndodh shpesh kur dal në rrugët e Barcelonës, ndoshta për të blerë veshje dhe njerëzit që më thonë: dua të jem në vend të Lamine dhe të mund të blej gjithçka dua; por për mua është krejtësisht e kundërta-tregon talenti 19 vjeçar që shprehu dëshirën e tij për të patur një rutinë normale dhe pa reflektorët e kamerat mbi të në çdo spostim.
‘Do të doja të isha në vendin tuaj, të mund të haja diçka në qetësi në rrugë, apo thjesht të hyj në mes njerëzve pa tërhequr shumë vëmendjen’-theksoi Lamine Yamal.
Top Channel