Juventus i gëzohet Conceiçaos dhe Bremer, Zonja e Vjetër i imponohet Atalantës
Jose Mourinho dhe Reali i Madridit pësuan humbjen e dytë në La Liga dhe këtë radhë Los Blancos u ndëshkuan në derbin me Atletico Madrid.
Jose Mourinho u shfaq në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes ku nuk e fshehu irritimin e tij ndaj arbitrit Ortiz Arias dhe në një moment shfaqi një foto të ndërhyrjeve ndaj Bellingham dhe Valverdes duke pretenduar se ishin për karton të kuq.
‘Këtu janë dy kartonë të kuq të qartë. Gjithçka ishte shumë e çuditshme-tha Mourinho-dihej kush ishte arbitri që prej një jave, kur normalisht emri i tij mësohet 24 orë përpara. Arbitri nuk kishte eksperiencë për të gjykuar një ndeshje derbi. Është 41 vjeç, është një arbitër mediokër që ka drejtuar vetëm sfida jo të rëndësishme. Pastaj, një arbitër 41 vjeç që nuk është arbitër ndërkombëtar…Nuk është se është ndonjë gjyqtar i shkëlqyer. Pastaj i shkreti erdhi këtu dhe nuk e mbajti presionin. Urime komisionit arbitrat për emërimin e këtij arbitri, por z.Trujillo ka një të kaluar me Realin e Madridit..’.
Mourinho nuk e la me kaq por e vijoi më tej shfryrjen e tij.
‘Fitorja e La Liga? Nëse na lënë në paqe dhe qetësi…Nëse na lejojnë të garojmë në kushte të barabarta, ka kohë-theksoi trajneri portugez i Realit të Madridit.
Top Channel