Juventusi përsërit suksesin e Europa League. Zonja e Vjetër mposhti Atalantën në ndeshjen e javës së pestë të Serie A duke marrë 3 pikë shumë të vlefshme. Në Allianz Stadium, skuadra e drejtuar nga Luciano Spallettit iu imponua bergamaskëve duke i mundur me rezultatin 2-0 me Atalantën që regjistroi humbjen e tretë radhazi.

Juventusi e nisi furishëm ndeshjen që tentoi që në fillim me Kolo Muani në një pjesë të parë që ishte  me ngjyrat bardhezi. Atalanta nuk shkoi më shumë se një mundësi e Roëe dhe një pretenditm për një 11 metërsh që nuk u akordua. Në minutën e 28 erdhi edhe goditja e parë e skuadrës torineze me Conceiçao që shënoi pas një asisti të Celik

Fillimi i pjesës së dytë ishte shumë i gjallë për të dyja skuadrat që patën shanset e tyre për shënim. Nga njëra anë ishin Kolo Muani dhe Nico Gonzales iu afruan golit të dytë, ndërsa në anën tjetër Roëe iu afrua golit të barazimit. Më pas Carnesecchi mbajti Atalantën në lojë me ndërhyrjet e tij ndaj mcKennie, ndërsa në për zikaltrit ishte Kristensen ai që rrezikoi të shënojë. Në minutën e 77 ishte dhe momenti që mbylli praktikisht të gjitha llogaritë kur Bremer pas ekzekutimit të një goditje këndi me një gjuajtje me kokë dërgoi topin në rrjetë duke e çuar rezultatin në 2-0 për Juventusin që ishte edhe ai përfundimtar i ndeshjes me bardhezinjtë që morën këtë fitore që i ngjit në kuotën e 10 pikëve, 3 më pak se Roma, Inter e Lazio, ndërsa Atalanta mbetet me 6 pikë.

Top Channel