Valencia kërkon të dalë nga kriza, arrin marrëveshjen me ish trajnerin e kombëtares meksikane
Napoli frenohet në sfidën e javës së pestë të Serie A. Në Artemio Franchi, skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Fiorentinës ku protagonistë u bënë Gilmour dhe Jimenez.
Pasi u mbajt 1 minutë heshtje në nder të Sandro Mazzolas, skuadrat nisën ndeshjen me Napolin që u pa të vuante në fazat e para. Fiorentina niu afrua shumë golit të avantazhit në 2 momente në minutën e 17 dhe të 19 kur futbollistët e saj Atta dhe Fagioli goditën tramversën.
Ky moment zgjoi napoletanët që patën dy shanse të mira shënimi me Oliveren që fillimisht goditi shtyllën dhe më pas u ndal nga De Gea që e dërgoi topin në goditje këndi. Dhe pikërisht nga ky moment u shënua edhe goli i parë i Napolit me Gilmour që shfrytëzoi krosimin e Politanos duke shënueae me një gjuajtje fluturimthi. Në minutën e 36 Napoli iu afrua golit të dytë me Oliverën por pa sukses dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Napolit.
Në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 51, Fiorentina barazoi shifrat me Jimenez me një gjuajtje me të djathtën që gjeti një devijim të Marin për të mposhtur portierin Milinkovic Savic. Vetëm pak minuta më vonë, skuadra violë u bë sërish e rrezikshme me dyshen Mastantuono-Fagioli, me Milinkovic Savic që u detyrua të ndërhyjë edhe ndaj Valdepenas në minutën e 63. Më pas i erdhi radha De Geas të bëjë mrekullinë në portën e tij për të ndalur Neres. Në fund rezultati mbeti 1-1 me Napolin që ngjitet në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Fiorentina në 4.
Top Channel