Ndërsa sulmi i Milanit nuk po shkëlqen, shumë ish futbollistë kuqezinj po ia kalojnë shumë më mirë. Flasim për Niclas Fullkrug, Zachary Athekame, Santiago Gimenez, Youssuf Fofana e Christhoper Nkunku, të cilët kanë arritur të gjejnë golin në këtë sezon. Në total këta futbollistë kanë mundur të shënojnë 9 gola, dy më shumë se sulmuesit e Milanit në Serie A dhe Europa League.

I fundit që festoi ishte Fofana që në ndeshjen e së shtunës goditi Barcelonën me Sevillan e tij, edhe pse në fund andaluzianët humbën 3-1. Për francezin ishte një kënaqësi e mashe pas një sërë rastesh të humbura në San Siro, disa prej tyre edhe shanse shumë të pastra. Po kështu edhe Agthekame ka spikatur me 2 gola në Ligue 1 kundër Lyon të Fonseca, ndërkohë që akoma më mirë ka bërë Fullkrug.

Ky i fundit me ëerder Bremenin e tij ndëshkoi 4 herë kundërshtarët duke u shfaqur në një formë të shkëlqyer, kurse me kuqezinjtë gjermani kishte 1 gol në 6 muaj. E njëjta gjë deri tani edhe për Nkunku me Leipzig dhe Gimenez me Porton. I vetmi ish lojtar i Milanit që ka zhgënjyer vërtet ishte Rafael Leao për të cilin Galatasaray pagoi 38 milionë euro.

Portugezi është aktivizuar për 230 minuta për një total prej 4 ndeshjesh. E fundit ishte ajo ndaj Trabzonspor që rezultoi një goditje e rëndë duke qenë se Salah, Muçi dhe të tjerët fituan 4-0. Deri në këtë moment Leao nuk ka lënë akoma gjurmë duke bërë që tifozët e Galatasaray të shpërthejnë në protesta dhe në rrjetet sociale lexohen edhe komente të tilla si: ‘Nuk ia del dot të bëjë një pasim të saktë…’.

Top Channel