PSG, Al Khelaifi në telashe, hetohet në Francë për konflikt interesi
Javier Aguirre do të jetë trajneri i Valencias e cila është në një krizë të thellë në këtë fillim sezoni në La Liga. Klubi spanjoll dhe trajneri meksikan kanë arritur një marrëveshje që 67 vjeçari të drejtojë Valencian deri në fund të këtij sezoni me opsion rinovimin e saj në rast se skuadra iberike ia del të kualitifikohet të paktën në Europa League.
Marrëveshja nuk është bërë ende zyrtare, por mësohet se bisedimet mes Drejtorit Sportiv Braulio Vazquez me Aguirren patën një përfundim pozitiv me ish trajnerin e kombëtares meksikane që e ka parë me sy të mirë propozimin ekonomik që i bënë, ndërkohë që u gjet gjuha e përbashkët edhe për kohëzgjatjen e kontratës.
Meksikani kërkonte sa më shumë kohë dhe hapësirë për të ndërtuar projektin e tij, ndërsa Valencia preferonte të tregohej pak më shumë e kujdesshme që kërkoi që të mos shkohej më larg se ky sezon. Kështu u vendos për një kontratë deri në 2027 me një klauzolë të zgjatjes së saj të kushtëzuar nga rendimenti i skuadrës.
Javier Aguirre vjen në Mestalla në një moment delikat pasi Valencia ka vetëm 1 fitore në 6 javët e para të kampionatit dhe është në zonën e rënies nga kategoria të klasifikimit pas një starti katastrofik që solli edhe largimin e Carlos Corberan.
Top Channel