Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me daljet e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Së fundmi, këngëtarja seksi ka befasuar sërish. Pak më parë ajo ka publikuar një video ku shfaqet tejet provokuese me një fustan shumë special të stiluar nga Valdrin Sahiti. Dekolteja dhe fustani ja kanë nxjerrë më miri në pah linjat Norës, e cila na ka mahnitur me këtë ‘look’.

Këngëtarja shfaqet me një fustan të shkurtër me dekolte të hapur ku vihej në pah gjoksi i saj dhe ngjyrat bardh e zi, që theksojnë linjat e saj tërheqëse trupore.

Kujtojmë se, Nora para katër muajve ka publikuar këngën e saj të fundit në bashkëpunim me Melinda Ademin dhe Gjikon. ‘Ay Caramba’ është pëlqyer shumë nga ndjekësit duke numëruar afro 17 milion klikime.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel