Matteo Darmian tashmë është pjesë e Bolognës pasi në muajt e verës i dha fund aventurës së tij me Interin. Mbrojtësi italian është rrëfyer në një intervistë për Sportmediaset duke folur për çdo temë që nga largimi nga zikaltrit e deri te kapitulli i ri me skuadrën emiliane.

Aventurë e re, të njëjtat emocione?

‘Po, sigurisht që po. Kur nis një sfidë të re gjithnë është shumë emocionueset, por me atë karikimin dhe dëshirën për të bërë gjithnjë mirë’.

Na trego pak për emocionet që përjetove pas telefonatës nga Bologna

‘Ishte një telefonatë pak e papritur, në kuptimin se për mua kjo verë ishte e veçantë sepse për herë të parë në karrierën time isha në statusin e lojtarit të lirë, që nuk kisha kontratë. Kështu që ishte një verë pak e veçantë, por vullneti im ka qenë gjithnjë që të vazhdoja dhe prandaj m’u bë qejfi nga ajo telefonatë dhe ishte një mundësi për mua që unë nuk e lashë të më shpëtonte’.

Kishe deklaruar se ndiheshe në formë por që të mungonte dhoma e zhveshjes. Si shkuan gjërat?

‘Mirë, në kuptimin që pata ndjesi pozitive kur mbërrita në Bologna. Shokët e skuadrës më bënë që të ndihem menjëherë pjesë e grupit, kështu që nuk ishte e vështirë të përshtatesha, pastaj është normale se kur kalon gjithë verëm duke u stërvitur praktikisht vetëm, është e vështirë. Më mungonte dhoma e zhveshjes, grupi, të stërviturit dhe kur erdhi kjo mundësi, isha shumë i lumtur’.

Te Interi, Thuram të thërriste Mathieu. Po këtu të kanë vënë ndonjë pseudonim?

‘Jo, ende jo, por ësjtë Tikus që ma dha këtë pseudonim dhe që unë e mbaj me shumë kënaqëis. Është diçka e bukur, pastaj duke njohur Marcus dhe lidhja që u krijua mes nesh në këto vite, është shumë kënaqësi’.

Gjatë muajve që ishe pa kontratë, a mendove se karrierës si futbollist i erdhi fundi?

‘Kjo është një pyetje pak e vështirë për t’u përgjigjur. Por gjithnjë jam nxitur nga pasioni që më ka shoqëruar gjatë gjithë këtyr viteve në karrierën time, kështu që gjithnjë jam përpjekur të shoh anën pozitive dhe isha i bindur se sidoqoftë një mundësi mund të vinte. Sigurisht është logjike të mendoja edhe opsionin e tërheqjes duke parë si po kaloja muajt e verës. Por jam i kënaqur që jam këtu sot’.

Fillimi i sezonit të Bolognas nuk ishte ndër më të mirët, por po përmirësohet. Çfarë duhet për të ndryshuar totalisht situatën?

‘Unë mund të flas në lidhje me eksperiencën time. Jam këtu prej vetëm pak kohësh, por gjeta një grup të mirë, një skuadër me kualitete, kemi nisur këtë rrugëtim. Është normale që pas një nisje të sezonit jo shumë të mirë, skuadra po e merr veten, po vijnë edhe rezultatet dhe duhet të vazhdojmë kështu’.

Çfarë mund t’i japë Darmian kësaj Bologne, eksperiencën?

‘Po të shohësh moshën, po. Por siç kam bërë gjithnjë, përpiqem të jem vetvetja dhe të jam kontributin tim si brenda ashtu edhe jashtë fushës së lojës’.

Në qershor u mbyll eksperienca me Interin, pas 6 vitesh shumë të bukur, e prisje një fund ndryshe?

‘Isha i vetëdijshëm se kisha edhe një vit në kontrare dhe kështu që rrugëtimit tim te Interi po i vinte fundit. Por le të themi se u mbyll mirë, në mënyrë pozitive duke fituar një titull të Serie A dhe një Kupë Italie. Për mua kanë qenë 6 vjet të mrekullueshëm, kam një lidhje të jashtëzakonshme me të gjithë, nga futbollistët te stafi me të cilët kam mundur të punoj, me klubin, me tifozët u krijua diçka shumë e bukur dhe unike që do ta mbaj gjithnjë brenda meje’.

Për më tepër, ndeshja jote e parë në Dall’Ara ishte pikërisht ajo kundër Interit. Çfarë ndjeve duke parë ish shokët e tu të skuadrës teksa mbaje një fanellë tjetër?

‘Ishte një pështjellim i emocioneve të shumta, pastaj është normale që kur…’

Me kë ishe lidhur më shumë?

‘Me italianët duke nisur nga Bastoni, por sigurisht edhe me Tikus Thuram. Por nuk do të doja të harroja asnjë prej tyre sepse me të vërtetë në këto vite mendoj se grupi ishte forca, baza për të ndërtuar sukseset që ka tani Interi’

Mendon akoma se Interi është favoriti për titullin kampion?

‘Mendoj se po dhe po e tregon edhe këtë vit’

The se shkove në Madrid për të parë Interin në ndeshjen ndaj Realit të Madridit ku luajti shumë mirë por që nuk mori asnjë pikë. Si e shpjegon këtë diferencë të rendimentit mes Italisë dhe Evropës?

‘Përkoi në mënyrë perfekte me impenjimet. Kisha mundësinë që të merrja fëmijët dhe t’i çoja në Bernabeu për të parë këtë ndeshje të madhe dhe më erdhi mirë. Pashë një skuadër të fortë, sepse të shkosh në Madrid me një mentalitet të fortë, të imponosh lojën tënde nuk është diçka që e bëjnë të gjithë. Pastaj, është normale se kundër këtyre skuadrave të mëdha, mund të vijnë edhe humbje. Në Evropës të gjitha ndeshjet janë të vështira, por Interi do të ketë mënyrën dhe mundësinë që të vijojë më tej dhe uroj që të shkojë sa më larg të jetë e mundur’

Një objektiv për këtë sezon të ri?

‘Që të vazhdojmë të bëjmë mirë. Bologna është një klub i rëndësishëm. Në vitet e fundit ka treguar se ka bërë shumë mirë, kështu që me siguri, objektivi është që të vazhdojmë në këtë mënyrë’.

Top Channel