Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët në pjesën e parë të ditës. Duke nisur nga dreka dhe pasdite pritet një përmirësim i kushteve të motit.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 07°C në 18°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 21°C.
Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me reshje të pakta, ku priten dhe reshje dëbore. Temperaturat do të pësojnë një rritje lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga 03°C në 07°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës
Top Channel