Tre gola brenda 14 minutave lojë në fillim të pjesës së dytë, dy të shënuar nga Benzema dhe një tjetër nga Nacho, dhe finalizimi i Vinicius në shtesë, i mjaftuan Realit të Madridit për të mposhtur 4-1 në transfertë Alavesin, që falë atij shpërqendrimi të momentit hodhi poshtë gjithë atë sakrificë që kishtë bërë në pjesën e parë, kur jo vetëm e kishte ruajtur të paprekur rrjetën, por i ishte afruar ndjeshëm golit me Pere Pons (38’) dhe Luis Riojan (42’).

Përvoja e “Los Blancos” bëri diferencën në minutën e 48-të, kur Benzema, i shërbyer mjeshtërisht nga Hazard zhbllokoi takimin, për t’u hapur rrugë fitores së Realit. Në të 57-tën ishte Modric ai që asistoi Nachon për golin e dytë, për të ardhur më pas te finalizimi i dytë personal i Benzemasë, në të 62-tën.

Courtois shkaktoi 11-metërsh në minutën e 34-t dhe nga pika e bardhë e penalltisë nuk gaboi Joselu, ndërkohë që në kohën shtesë, kur Alavesi ishte hedhur në sulm për të bërë mrekullinë goditjen përfundimtare ia dha Vinicuis Junior, me një ekzekutim të saktë me kokë. E nis mbarë LaLigan Reali i Ancelottit, që duhet të tregojë se largimi i Sergio Ramosit dhe i Rafael Varane nuk ka shkaktuar dëme të parikuperueshme në prapavijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA