Mes revoltës së UEFA-s, Afrika del hapur në krah të presidentit të FIFA-s
Një skenë sa tragjike aq edhe rrëqethëse ka tronditur ambientin e Botërorit 2026.
Sébastien Desabre, trajneri i RD Kongos, përjetoi dy humbje shkatërruese brenda pak minutash: eliminimin nga Anglia (2-1) në fazën e 16-të dhe vdekjen e të atit.
Pak pasi Harry Kane i dha fund ëndrrës historike të “Leopardëve”, në fund të konferencës për shtyp, federata kongoleze njoftoi trajnerin për vdekjen e babait të tij. Lajmi u dha në sy të kamerave dhe gazetarëve, në një moment që media franceze e përshkroi si të pashpjegueshëm dhe tërësisht surreal.
#RDCvsAngleterre : Soirée cauchemar pour les Léopards. En conférence de presse d’après-match, Sébastien Desabre apprend le décès de son père. pic.twitter.com/DE7y2Oc9CC
— rdc news foot ✊🏾 (@Rdc_News5) July 2, 2026
Ky përfundim vjen pas një rrugëtimi heroik për Kongon, e cila u kthye në Kupën e Botës pas plot 52 vitesh. Tragjedia është konfirmuar nga Foot Mercato, që publikoi edhe pamjet e rënda të këtij momenti të vështirë.
Top Channel