Momente kaosi gjatë ndeshjes Belgjikë-Senegal në Seattle, tifozë pushtojnë fushën(VIDEO)
01/07/2026 23:08
Sfida e 1/16 të finaleve të Botërorit 2026 mes Belgjikës dhe Senegalit e luajtur në Seattle, pati pak momente kaosi.
Në minutën e 30 të pjesës së parë të saj, sfida u ndërpre në mënyrë të papritur për shkak të një pushtimi të fushës.
Tre persona u panë t’i shpëtojnë mbikëqyrjes dhe zbritën në fushën e lojës ku nisën të vrapojnë duke krijuar kështu një situatë kaotike dhe konfuzioni. Punonjësit e sigurisë ndërhynë dhe me vështirësi arritën të ndalnin ‘pushtuesit’ dhe më pas t’i largonin nga fusha e lojës me skuadrat që pak çaste më vonë rinisën lojën.
VIDEO e momentit të ndërprerjes së ndeshjes Belgjikë-Senegal
Top Channel