Fundi dramatik në Seattle, Belgjika futet në historinë e Botërorit me dy golat e shënuar ndaj Senegalit
02/07/2026 00:21
Belgjika ka hyrë në histori të Kupës së Botës pas barazimit dramatik 2:2 ndaj Senegalit, në një ndeshje që dukej e humbur deri në minutat e fundit.
Senegali udhëhiqte me rezultat 2:0 deri në minutën e 85-të, por belgët realizuan një rikthim të jashtëzakonshëm. Romelu Lukaku ngushtoi shifrat në minutën e 85-të e 34-të, ndërsa vetëm pak çaste më vonë, në minutën e 88-të e 12-të, Youri Tielemans shënoi golin e barazimit për 2:2.
Me këtë rikthim, Belgjika vendosi një rekord historik në Kupën e Botës. Për herë të parë ndonjë përfaqësuese ka arritur të shmangë humbjen pasi ka hyrë në minutën e 85-të duke qenë në disavantazh prej të paktën dy golash, duke e mbyllur ndeshjen në barazim brenda kohës së rregullt.
Top Channel