Michael Olise është një prej protagonistëve më të spikatur të këtij Botërori, por ai pritet të ketë një rol të rëndësishëm edhe në merkaton e transferimeve të kësaj vere shumë të nxehtë.

Sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’, francezi po mendon të bëjë lëvizjet e tij me futbollistin që kërkon të fitojë Ligën e Kampioneve dhe nuk është i sigurt se mund ta fitojë me Bayernin e Mynihut me vazhdimësi.

Kështu, në këtë pikë Olise zgjedh të shohë vërdallë dhe të vlerësojë propozimet e mundshme, përfshirë këtu edhe Realin e Madridit, një klub që e tërheq shumë ish futbollistin e Crystal Palace.

Po kështu nuk është një mister që francezi pëlqehet shumë nga presidenti i Los Blancos, Florentino Perez. Gjithsesi vetëm pas Botërorit gjërat do të bëhen akoma më të qarta duke qenë se futbollisti do të takohet me drejtuesit e klubit për të diskutuar për situatën.

Top Channel