Video/ Dramë në Seattle, Belgjika përmbys Senegalin me penallti në minutën e 125 dhe avancon në raundin tjetër në Botëror
Portieri i kombëtares gjermane, Manuel Neuer zyrtarizoi lamtumirën e tij nga kombëtarja gjermane pas eliminimit të Die Mannschaft në Botërorin 2026 duke e përkufizuar daljen nga skena e skuadrës shumë zhgënjyese, por duke konfirmuar se për të gjithnjë ka qenë një nder të luajë për këtë kombëtare.
Mbetëm nën pritshmëritë dhe do të duhej të kishim shkuar më larg në turne. Ky përfundim dhemb shumë-shkruante Manuel Neuer në një mesazh në profilin e tij në Instagram.
Portieri i Gjermanisë kujton se zgjodhi me vetëdije të plotë të kthehej të vishte fanelën e kombëtares për herë të fundit.
‘Të vishja fanellën e Gjermanisë gjithnjë më ka mbushur me krenari të thellë-vijonte në mesazhin e tij Neuer-në moshën 40 vjeçare dhe me eksperiencën e 4 botërorëve doja të ndihmoja të rinjtë në fushë dhe jashtë saj dhe të jepja kontributin tim në futbollin gjerman’.
Pavarësisht hidhërimit për rezultatin, Neuer siguroi se nuk është penduar në asnjë moment për vendimin e tij.
‘Zhgënjimi im është i papërshkrueshëm, por mbetet një mirënjohje e madhe-përfundoi portieri mesazhin e tij duke falenderuar tifozët për mbështetjen e marrë prej tyre gjatë gjithë këtyre viteve dhe këtij turneu.
Top Channel