Uragani Kane, 5 gola në Botëror dhe 72 deri tani në sezon: Ndjesi fantastike, një ndeshje e çmendur
Anglia ka marrë një fitore të rëndësishme me përmbysje përballë Republikës Demokratike të Kongos në fazën e 1/16-ave të Botërorit, me rezultatin 2-1.
Sfida e luajtur në Atlanta nisi mjaft mirë për afrikanët, të cilët kaluan në avantazh me anë të Cipengës në minutën e 7’.
“Tre Luanët” provuan disa herë në pjesën e parë, por pa mundur të kalonin portierin Mbapsi.
U desh minuta e 75’ që muri afrikan më në fund të binte, me Harry Kane që riktheu baraspeshën pas një goditje me kokë.
Ishte sërish kapiteni që në të 86’, përmbysi takimin me një predhë nga brenda zonës.
Me këtë fitore, Anglia avancon në 1/8-at e Botërorit, aty ku do të ndeshet me Meksikën.
REZULTATI:
Angli 2-1 RD Kongo
Kane 75′, 86′ / Cipenga 7′
NGJARJET KRYESORE:
90+7′ Mbyllet sfida me fitoren e Anglisë 2-1!
86′ Goool Anglia 2-1/ Kane lëviz në zonë dhe me një predhë, tund sërish rrjetën. (Video)
75′ Goool Anglia 1-1/ Gordon hedh një krosim në zonë dhe Kane godet me kokë duke çuar topin në rrjetë. (Video)
46′ Nis pjesa e dytë!
45+7′ Mbyllet pjesa e parë!
45+2′ Bellingham godet me kokë brenda zonës, por ndalet sërish nga portieri.
45′ Akordohen 6 minuta shtesë.
43′ Kane pengohet në zonë, por gjyqtari vendos se është stimulim i kapitenit anglez. (Video)
42′ Wan-Bissaka hedh një top në zonë dhe Wissa godet, por topi përplaset në shtyllë dhe më pas jashtë.
35′ Rashford del i vetëm përballë portës dhe godet, por mbrojtësi arrin ta ndalojë në vijën fatale.
30′ Bellingham godet me kokë brenda zonës, por tentativa e tij ndalet nga portieri Mpasi.
7′ Goool RD Kongo 0-1/ Cipenga merr një top në zonë dhe ndëshkon portierin Pickford. (Video)
1′ Starton sfida në Atlanta!
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel