Trajneri mëson vdekjen e babait “live” në konferencë pas eliminimit nga Anglia!
Një fund ndeshjeje absolutisht dramatik dhe një deklaratë po aq e fortë pas saj!
Trajneri Rudi Garcia nuk është përmbajtur aspak pasi Belgjika e tij arriti një fitore të pabesueshme kundër Senegalit.
Në vend që të fokusohej vetëm te festa e ekipit të tij, Garcia ka zgjedhur të lëshojë shigjeta të drejtpërdrejta ndaj kundërshtarëve, duke kritikuar hapur mënyrën se si ata menaxhuan avantazhin e dy golave.
Deklarata e plotë dhe e ashpër e Rudi Garcia-s:
Në intervistën e pas-ndeshjes, tekniku nuk i ka kursyer ironitë dhe leksionet taktike, duke theksuar se tërheqja e Senegalit në mbrojtje ishte “vetëvrasje” sportive. “Ne i njohim shumë mirë ekipet e tilla: e humbasin plotësisht strukturën e tyre taktike drejt fundit të ndeshjes. E dinim që në avantazhin 2-0 ata do të bënin gjithçka për të mbrojtur portën e tyre, gjë që për mendimin tim është një gabim tepër i rëndë. Më kujtoni t’ia them vetes që kur të jemi ne në avantazh 2-0, të mos e bëj kurrë një gjë të tillë.
Kjo ndodh sepse kur pëson një gol ashtu siç e pësuan ata për 2-1, e gjithë ndjesia dhe rrjedha e ndeshjes ndryshon kryekëput. Dhe më pas… ishte një ndjesi e mrekullueshme të shënonim në minutat shtesë, nga një penallti plotësisht e justifikuar.” Një deklaratë që pritet të shkaktojë shumë polemika dhe reagime nga kampi i Senegalit, teksa Garcia duket se po shijon në maksimum jo vetëm fitoren nga pika e bardhë në frymën e fundit, por edhe “thyerjen” psikologjike të kundërshtarit.
Top Channel