Video/ Dramë në Seattle, Belgjika përmbys Senegalin me penallti në minutën e 125 dhe avancon në raundin tjetër në Botëror
Duket e çuditshme, por është e vërtetë, NASA do të dërgojë një top futbolli në Hënë nëse SHBA do të shpallet kampione e botës këtë vit.
Ky ishte premtimi i bërë nga agjencia më e madhe hapësinore në botë, diçka që e konfirmoi vetë drejtori i saj, Jared Isaacman. Ky premtim u bë pikërisht në prag të ndeshjes së 1/16 të finaleve të Botërorit 2026 mes SHBA dhe Bosnje Hercegovinës.
‘Forca, kombëtarja SHBA, bëni atë që duhet të bëni’-kishte thënë Isaacman. ‘Do të pranojmë këtë sfidë-u ishte përgjigjja përgjegjësi i bazës hënore të NASA, Carlos Garcia-Galan-do të jetë vërtet emocionuese ta bëjmë nëse kjo do të arrihet. Paçi fat!’
NASA ndërkohë e ka dërguar topin e futbollit të Botërorit te astronautët në modulin Kibo të Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.
Top Channel