Video/ Dramë në Seattle, Belgjika përmbys Senegalin me penallti në minutën e 125 dhe avancon në raundin tjetër në Botëror
Dy ditë pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Botës 2026, ku Gjermania ra në gjuajtjet e penalltive (4:5) përballë Paraguait, kombëtarja gjermane e futbollit (DFB) ka vendosur të thyejë heshtjen.
Ekipi po përballet jo vetëm me dhimbjen e një dështimi sportiv, por edhe me një valë ofendimesh të tmerrshme në rrjet.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ekipi ka bërë dy gjëra: ka pranuar hapur dështimin duke u kërkuar ndjesë tifozëve, dhe ka vendosur një vijë të kuqe të prerë kundër abuzimeve skandaloze.

Primi i dështimit: “Me të drejtë u eliminuam”
Në një letër të hapur drejtuar mbështetësve të saj, kombëtarja gjermane pranoi se performanca në fushë ishte shumë larg pritshmërive, duke mos kërkuar alibi për humbjen e papritur.
“Të dashur tifozë, Kupa e Botës e këtij viti dukej shumë larg. Por ju ishit atje. Ju ishit të zhurmshëm. Dhe ishit gati për më shumë. Ne ishim shumë larg qëllimeve tona në fushë. Ne nuk arritëm të tregonim se çfarë është i aftë të bëjë ky ekip. Kjo është arsyeja pse me të drejtë u eliminuam nga ky turne shumë herët. Ne donim të ecnim në këtë rrugë së bashku me ju dhe ta mbushnim Gjermaninë me krenari. Por si ekip, thjesht nuk mund të bënim më mirë këtë vit. Kjo dhemb. Për ne, ashtu siç bën për shumë të tjerë.”

Vija e Kuqe kundër Urrejtjes dhe Racizmit
Megjithatë, përtej autokritikës sportive, DFB ka mbajtur një qëndrim tejet të ashpër kundër atyre që kanë kaluar kufijtë e kritikës duke e kthyer atë në urrejtje dhe sulme raciste pas eliminimit. “Ne përballemi me kritikat për performancat tona. Është e justifikuar dhe pjesë e sportit. Por urrejtja jo. Ne nuk pranojmë racizmin apo forma të tjera të diskriminimit. Futbolli qëndron për komunitet dhe unitet, jo për përçarje.”
Në mbyllje, skuadra zgjodhi t’u drejtohej atyre tifozëve të vërtetë që qëndruan pranë tyre pavarësisht humbjes, duke premtuar një rikthim të fuqishëm: “Për të gjithë ata që na mbështetën: Faleminderit që ishit aty. Faleminderit për mbështetjen tuaj. Do të bëjmë më mirë përsëri. Me ju në krah. Ekipi juaj kombëtar.”
Top Channel