Tottenham Hotspur është shumë afër transferimit të mesfushorit italian Sandro Tonali nga Newcastle United, sipas raportimeve të fundit në Angli dhe Itali.

Newcastle kishte vendosur një çmim prej rreth 100 milionë paund për kartonin e lojtarit duke u bërë italiani më i shtrenjtë në histori, ndërsa Tottenham kishte parë më herët dy oferta nën 80 milionë paund të refuzuara.

Së fundmi, Spurs kanë rritur ndjeshëm ofertën e tyre në rreth 90 milionë paund, me raportime që sugjeronin se klubi londinez kishte bërë përparim të madh në bisedime dhe ishte më afër se kurrë për të siguruar shërbimet e italianit.

Sipas gazetarit të njohur të merkatos Gianluca Di Marzio, Tottenham “nuk ka qenë kurrë më afër” transferimit të Tonalit, ndërsa ishte raportuar gjithashtu se lojtari kishte arritur një marrëveshje paraprake për kushtet personale.

Megjithatë, zhvillimet kulmuan me një tjetër raport nga gazetari i “The Athletic”, David Ornstein, i cili bëri të ditur se klubet kanë arritur tashmë marrëveshje për transferimin.

Sipas tij, Tottenham do t’i paguajë Newcastle 92.5 milionë paund, plus 7.5 milionë paund bonuse të lidhura me kualifikimin në Ligën e Kampionëve, duke e çuar totalin e marrëveshjes në 100 milionë paund.

Nëse gjithçka finalizohet, Tonali pritet të jetë një nga blerjet më të mëdha të verës për klubin londinez.

Top Channel