Krim në familje në Athinë/ Shqiptari vret me thikë bashkëshorten
30/07/2021 12:28
Një shtetas shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij në lagjen Dhafni të Athinës.
Sipas policisë,krimi ndodhi në katin e tretë të një pallati në rrugën Lambro Kalconi të kësaj lagjeje.
I pyetur prej policisë,shtetasi shqiptar,emri ti cilit nuk bëhet publik për momentin,deklaroi e vrau bashkëshorten për shkak të xhelozisë.
Viktima u gjet në banesë në një pellg gjaku me shumë shenja thike në trup.
Mësohet se çifti i shqiptarëve ka një djalë 10 vjeç. Autori ka një lokal dhe është nga Buzi i Tepelenës.
Nga çfarë raportohet paraprakisht çifti ka pasur historik sherresh në familje.
Madje para një viti lokali ishte mbyllur për 1 muaj mbas një sherri që çifti kishte bërë brenda në lokal.
Top Channel