Sot, në Samadrexhë të Vushtrrisë nderohet Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku, që tre vjet më parë u vra në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist të Banjskës.
Krerët shtetëror, bashkë me Policinë e Kosovës do vizitojnë familjen e Bunjakut, për të vazhduar me homazhe dhe vënien e gurthemelit të obeliskut në vendin ku ra gjatë kryerjes së detyrës.
Sulmi terrorist në Banjska u udhëhoq nga Milan Radojiçiç, për qëllim kishte aneksimin e pjesës veriore të Kosovës. Tre vjet pas, tre prej pjesëtarëve të grupit të armatosur po gjykohen për veprën penale të terrorizmit derisa 42 persona të tjerë, përfshi edhe Radojiçiçin mbeten në arrati, kryesisht në shtetin e Serbisë. Tre vjet pas, tre prej pjesëtarëve janë dënuar për terrorizëm, dy prej tyre me burgim të përjetshëm dhe një me burgim prej 30 vjetësh.
Në përkujtim të rënies së Afrim Bunjakut, ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovës ka kërkuar nga Serbia që grupi, përfshirë edhe Milan Radojiçiçin të mbahen përgjegjës.
Top Channel