117 ditë protestë, pas fjalimeve poshtë zyrës së kryeministrit nis marshimi në rrugët e Tiranës Kroacia dhe Italia kanë bllokuar produkte shqiptare me probleme.
Ndërsa Italia ka bllokuar një sasi açugesh nga Shqipëria pasi kanë rezultuar me prani të lartë histamine, ndotës biologjik që nuk shkatërrohet gjatë procesit termik. Histamina mund të shkaktojë helmim të rëndë në organizmin e njeriut.
Açuget me histaminë janë eksportuar nga Kompania shqiptare “Poseidoni”. Ky produkt me probleme është gjetur nga trupa inspektuese e kontrollit të ushqimit në supermarketet italiane, prania e histaminës ka rezultuar 800 mg/kg nga 400 mg/kg që është limiti maksimal, pas publikimit të analizave gjithë produkti është tërhequr nga tregu.
Ndërkohë, Kroacia ka kapur sërish në gabim fermerin shqiptar që prodhon speca të kuq. Edhe kësaj here produkti i llojit spec i kuq ka rezultuar me ngarkesë të lartë të insekticidit Flonicamid.
Sasia e specave të rrezikshëm kap shifrat e 3427 kg, ndërkohë Top Channel mëson se ky prodhim është rritur në fshatin Mollas të Elbasanit.
Flonicamid, ky ilaç përdoret në bimë për të luftuar mizën e bardhë dhe morrin e bimëve, insekte këto që ushqehen me gjethen e bimës. Për të shpëtuar prodhimin edhe kësaj here fermeri ka abuzuar me sasinë e helmit.
Nëse i referohemi njoftimit të sistemit, sipas analizave laboratorike specat e kuq kanë rezultuar me një ngarkesë prej 0.8 mg/kg ndërkohë që prania e tij duhet të jetë n/a, pra zero, edhe pse preparati i mbrojtjes së bimëve Flonicamid është i lejuar, prania e këtij helmi në produkt tregon se fermeri shqiptar edhe kësaj here nuk ka respektuar karencën, atë që duhet koha e shpërbërjes së ilaçit.
Kjo është ngarkesa e 4 për këtë muaj me speca të rrezikshëm që bllokon Kroacia. Sa herë që Shqipëria përfshihet në lajme të tilla për sigurinë ushqimore, brenda 24 orëve çmimi i prodhimit pëson rënie.
Abuzimi i një fermeri dhe mungesa e kontrollit nga Ministria e Bujqësisë bën që puna e shumë fermerëve të ndershëm të shkojë dëm, pasi ata do të detyrohen që të shesin prodhimin e tyre me një çmim që nuk mbulon as kostot e prodhimit.
Top Channel