22/12 22:33
Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u shorti për përcaktimin e kalendarit të Kategorisë Superiore për sezonin e ri futbollistik 2021-2022, me javën e parë që luhet 11 shtator.
Goglat kanë përplasur Teutën me Partizanin që në javën e parë, teksa spikat edhe Laçi – Vllaznia. Tirana pret Skënderbeun, Egnatia, debutuese në Superiore luan në shtëpi me Kukësin, ndërsa Dinamo, që kthehet pas nëntë vitesh në elitë është mysafire e Kastriotit.
Java e parë (11 shtator)
Tirana – Skënderbeu
Egnatia – Kukësi
Kastrioti – Dinamo
Laçi – Vllaznia
Teuta – Partizani
Burimi: SuperSport
Top Channel