Rikthimi në Kategorinë Superiore ishte një opsion që Bekim Balaj nuk e mori asnjëherë në konsideratë gjatë kësaj vere, teksa pasditen e sotme ka zyrtarizuar edhe të ardhmen e tij, duke u prezantuar në klubin e ri.
Bëhet fjalë për klubin rus të Nizhny Novgorod, një skuadër e themeluar vetëm në verën e 2015-ës dhe që do të debutojë në Premier Ligën ruse gjatë këtij sezoni.
Sulmuesi shkodran stërvitej prej ditësh në klubin rus, por vetëm pasditen e sotme erdhi prezantimi zyrtar, teksa tani futbollisti do të vihet në dispozicion të trajnerit që për ndeshjen e fundjavës ndaj Socchit.
Ky është një rikthim për Balajn në kampionatin rus, pasi në periudhën 2016-2019 ka qenë pjesë e Akhmat Groznyt, një klub çeçen që militonte në elitën e futbollit rus, ndërsa dy sezonet e fundit luajti me Sturm Graz në Austri.
Top Channel