Futbollisti i Liverpool kapet duke u puthur me femrën misterioze në jaht/ E dashura: Nuk jemi më çift (fotot)

18/06/2021 16:53

Loris Karius u detyrua sot të shkruante në rrjetet sociale për të kërkuar ndjesë që ishte fotografuar me një grua të panjohur por mjaft joshëse, duke thënë se marrëdhënia e tij me të dashurën Sophia Thomalla “është duke u shembur”.

Portieri i Liverpool i dhënë në huazim në Turqi, u fotografua duke u puthur me pasion me një brune të mistershme në bordin e një jahti, gjatë pushimeve të tij verore ne Greqi.

Lajmi shkaktoi sensacion pasi gjermani besohej se ishte në një lidhje të qëndrueshme me prezantuesen e modelen gjermane Sophia Thomalla, me të cilën ai tani pranon se po ndahen.

Karius—i cili pritet të rikthehet te Liverpool pas tre sezonesh në huazim në Turqi dhe në Gjermani —ishte parë në ishullin grek të Mykonos, me një objekt të ri interesi romatik, me sa duket.

Identiteti i gruas së re mbetej i panjohur por Karius tentoi të shpjegonte aktivitetin në rrjetet sociale.

Karius shkruante: “Dje unë dhe Sophia pamë fotot që ishin bërë nga pushimet e mia, ku unë isha me dikë tjetër. Për fat të keq jam shkëputur nga e dashura prej disa kohësh. Më vjen keq që kjo marrëdhënie u shemb dhe kërkoj ndjesë për fotot”.

Ndërsa 31 vjeçarja Thomalla, tha se nuk e konsideronte më Karius të dashurin e saj: “Po, edhe unë i pashë fotot. Duket qartë që nuk mbetet tjetër për të thënë se nuk jemi më një cift”.

I dështuari i Liverpool, nuk ka luajtur më në Premier League që prej dy gafave qesharake të tij në portë që i falën skuadrës së Real Madrid kupën e kampionëve në finalen e vitit 2018.

FOTO GALERI
1/18
Loris Karius eshte fotografuar me një grua të panjohur por mjaft joshëse

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA