Inter, Chivu bën zgjedhjen, Josep Martinez titullar ndaj Bolognas, Provedel në Ligën e Kampioneve
Tijjani Reijnders u largua nga Manchester City gjatë kësaj vere pas vetëm 1 sezoni të luajtur me Citizens për t’u transferuar në Arabinë Saudite.
I ndodhur në grumbullimin me kombëtaren holandeze për ndeshjet e Nations League, mesfushori tregoi arsyet pse e shtynë të zgjedhë pikërisht Saudi Pro League për të vijuar karrierën e tij si futbollist.
‘Nuk dua që të punoj më pas karrierës sime-tregon me shumë sinqeritet Reijnders-Duke nënshkruar me Manchester City e dija që nuk do të kisha më nevojë, por tani mund të garantoj mirëqënien edhe të brezave të ardhshëm’.
Tijjani Reijnders ka nënshkruar me Al Qadsiah një kontratë 4 vjeçare nga e cila do të përfitojë në total 100 milionë euro.
‘Kur edhe nipat e mbesat e mia do të mund të jetojnë mirë falë kësaj zgjedhjeje, përse të mos e bëja këtë?-vijoi më tej Reijnder me të gjithë sinqeritetin e tij.
Top Channel