Revolucion në Botërorin e Formula 1, nga 2027 garat do të jenë 15 km më të shkurtra
Pas Max Verstappen, Red Bull blindon edhe Isack Hadjar. Skuderia austriake e Formula 1 konfirmoi zyrtarisht rinovimin e kontratës me pilotin deri në vitin 2027.
Francezi 21 vjeçar që vitin e kaluar u bë pilot kryesor te skuadra austriake duke ardhur nga akademia e Red Bull do të vazhdojë të garojë përkrah 4 herë kampionit të botës, Max Verstappen.
Isack Hadjar mungoi në 3 garat e fundit të Botërorit aktual të Formula 1 për shkak të një dëmtimi në kyçin e dorës. Vetë Red Bull zyrtarizoi rinovimin e kontratës me Hadjar përmes një video të këndshme të publikuar në llogaritë e tij në rrjetet sociale.
Në këtë video, piloti i nënshtrohet një vizite mjekësore për të verifikuar gjendjen e kyçit të dorës të dëmtuar dhe pas testimit të gjendjes së tij fizike, francezi u pa të nënshkruante kontratën e tij të re me skuderinë austriake.
No pun… extended 😉#F1 || #RedBullRacing pic.twitter.com/poNW8iSyNV
— Oracle Red Bull Racing (@redbullracing) September 23, 2026
Top Channel