Rrëfimi i Francesco Tottit: Me Spallettin po afrohemi, por duhet të themi të vërtetën
Nga grumbullimi me kombëtaren belge, teksa është në pritje për t’u përballur me Italinë, Kevin De Bruyne flet për Napolin dhe merkaton e transferimeve teksa vendosi të hedhë poshtë zërat që flisnin se gjatë verës ai kishte marrë në konsideratë largimin nga Napoli.
‘Nuk e kam menduar kurrë largimin nga Napoli këtë verë, nuk kam folur me askënd-pohoi mesfushori belg që më pas e çoi vëmendjen te fillimi i sezonit nga ana e tij.
‘Mendoj se niveli im është i mirë, kam mbetur i befasuar nga forma ime që në fillim të gushtit. Nëse do të vazhdoj kështu, do të jetë fantastike për mua. Sigurisht është ndryshe nga kulmi që kam pasur 10 vjet më parë, por mendoj se është normale-shtoi De Bruyne-ndihem shumë mirë. Në fillim të sezonit nuk kam luajtur të gjitha ndeshjet, por së fundmi kam luajtur 3 ndeshje të plota’.
Më pas De Bruyne foli për të ardhmen në kombëtaren belge.
‘I thashë Van Bommel se jam këtu për të qëndruar. Ndihem mirë mentalisht dhe fizikisht, dua vetëm të vazhdoj kështu. Shumë futbollistë më kanë kërkuar të qëndroj. Tani nuk dua të mendoj shumë për të ardhmen, por për mua nuk ka qenë kurrë një problem-tha De Bruyne
Top Channel