Për një natë, Interi shkëmbeu fushën e gjelbër të futbollit me pasarelën e modës. Klubi zikaltër përmes Benjamin Pavard, Hakan Calhanoglu dhe futbollisten të skuadrës Primavera, Angelica Montaperto mori pjesë në Milano Fashion Week në kryeqendrën e rajonit të Lombardisë.

Futbollistët ishin pjesë e mbrëmjes Vogue Ëorld Milano me francezin që kishte veshur fanellën e parë të skuadrës, Calhanoglu ishte me të dytën, ndërsa Angelica Montaperto kishte veshur fanellën e tretë.

Në sfilatën e zhvilluar në Galerinë Vittorio Emanuele, morën pjesë edhe emrat e mëdhjen të modës, kinemasë dhe muzikës; nga Jennifer Lopez te Heidi Klum, nga Dakota Johnson te Monica Bellucci e Naomi Campbell. Po kështu mes të pranishmëve ishte dhe moderatori Stefano De Martino, këngëtari Marco Mengoni dhe aktorët Accorsi dhe Scarpeta.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte Milani me kuqezinjtë që u përfaqësuan nga Loftus Cheek, futbollistja Ashley Hu dhe lojtari i Milan Futuro Lorenzo Ossola.

Top Channel