Ka gjetur rezultatin e çdo ndeshjeje te Euro 2020/ Luani ‘fallxhor’ bëhet i famshëm për parashikimet në kopshtin tailandez (fotot)

15/06/2021 17:22

Kujdestarët e një kopshti zoologjik në Tailandë pretendojnë se një luan albin ka parashikuar korrektësisht rezultatet e ndeshjeve të para të kampionatit evropian të futbollit Euro 2020.

Felini i madh i quajtur ‘Boy’, zgjodhi Anglinë para fitores së tyre ndaj Kroacisë në fundjavë, si dhe parashikoi fitoren e Holandës ndaj Ukrainës.

Sot kujdestarët e kopshtit zoologjik Khon Kaen në verilindje të vendit, publikuan pamjet që tregonin se Boy para shikonte se Franca do të mundë Gjermaninë dhe se Portugalia do të mundë Hungarinë, teksa dy skuadrat përballen në mbrëmje.

‘Boy’ bën parashikimet e tij duke zgjedhur copën e mishit të varur në çdo flamur të skuadrave, që i afrohen atij në një tel.

Aventurat e Boy janë të ngjashme me ato të oktapodit Paul, i cili fitoi reputacionin si ‘orakull’ në evropianin e vitit 2008 dhe kupën e botës në 2010.

Për parashikimet e tij, Paul zgjidhte një nga dy kuti identike me ushqim, një për secilën skuadër. Oktapodi kishte vdekur dy vjet më vonë dhe nuk bëri dot parashikime të tjera.

Ashtu si në rastin e Boy, Paul besohet se “zgjidhte” skuadrën nga kutia e së cilës hante i pari.

FOTO GALERI
1/5
Një luan albin ka parashikuar korrektësisht rezultatet e ndeshjeve të para të kampionatit evropian të futbollit Euro 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA