Brazil, presidenti Lula i bën apel Ancelottit: Merr më shumë futbollistë që luajnë në kampionatin tonë
Tani është zyrtare, Brajan Gruda ka marrë ftesën e Jurgen Klopp për të qenë pjesë e kombëtares gjermane për një ndeshje zyrtare.
Por futbollisti nuk do të mund të luajë menjëherë. Në një komunikatë për shtyp, Federata Gjermane e Futbollit bëri të ditur se trajneri i 4 herë kampionëve të botës dërgoi 44 ftesa dhe Gruda është një prej atyre që e kanë marrë atë teksa Gjermaninë e presin 4 ndeshje të Nations League me Holandën, Greqinë 2 herë dhe Serbinë.
Qeveria e futbollit gjerman ka publikuar 2 lista; një me 24 futbollistë dhe një tjetër me 20 lojtarë dhe Gruda është pjesë e listës së dytë. Në njoftimin e saj, DFB thekson gjithashtu se për ndeshjet e shtatorit do të përfshihen 24 futbollisë, ndërsa më pas do të bashkohen edhe 20 lojtarë të tjerë mes tyre edhe Gruda, për ndeshjet e muajit tetor ndaj Serbisë dhe Greqisë.

Top Channel