Përdorimi i pakët i VAR në Serie A bën për vetë Anglinë, ‘The Times’: Modeli italian është përgjigjja për polemikat

17/09/2026 11:28

Një qasje ndryshe ndaj përdorimit të teknologjisë në fushë që po ndodh këtë vit me shefin e arbitrave Orsato, po e transformon kampionatin italian në një model referimi edhe për median e huaj ose të paktën për atë angleze.

Në një analizë të saj ‘The Times’ vë në dukje sesi linja për ndërhyrje të kufizuar të VAR ka reduktuar në mënyrë drastike polemikat në Serie A duke e bërë këtë kampionst një shembull të efiçencës kundrejt rasteve të vazhdueshme arbitrare që po turbullojnë Premier League, i fundit në listë episodi i golit të Haaland në derbin e Manchester.

Sipas të përditshmes britanike, të dhënat e para relative me nisjen e sezonit të Serie A tregojnë për një impakt të drejtpërdrejtë në fluiditetin e lojës dhe kohës efektive. Ndryshimi është udhëhequr nga krijimi i një protokolli më të zhdërvjellët të cilit i janë bashkangjitur edhe norma të rrepta për të penguar humbjen e kohës, siç janë numërimet mbrapsht në rivëniet e topit në lojë dhe vonesa në marrjen e ndihmës së shpejtë të lojtarëve nga stafi mjekësore.

Shifrat kryesore që tregojnë këtë ndryshim të dukshëm përsa i përket sistemit VAR, është numri i ulët i penalltive të akorduara(penalltia e parë u dha vetëm në ndeshjen e 32 në sfidën mes Genoas dhe Frosinones), te spektakli më i madh në fushë(mesatarja e shënimit të golave ka arritur në 3 për ndeshje dhe pa asnjë rezultat 0-0) dhe te rritja e kohës efektive që i bëri ndeshjet më dinamike, të shpejta dhe argëtuese për publikun.

Top Channel