Roma, 211 milionë euro, Inter 186 milionë. Në krahasimin e bërë nga ‘Gazzetta Dello Sport’ nuk ka dyshime përsa iu përket shpenzimeve të dy skuadrave kryesuese që do të përballen mes tyre në pasditen e së shtunës në Olimpico.

Periudha e marrë në konsideratë nuk është e rastësishme; nis nga vera e 2025, kur dy trajnerët aktualë Gasperini dhe Chivu morën drejtimin e skuadrave respektive. Gjurma e lënë prej tyre shihet nga të gjithë me zikaltrit që festuan dopietën e trofeve, Serie A dhe Kupë në sezonin e parë të teknikut rumin në stol, ndërsa verdhekuqtë u kthyen në Champions League pas 7 vitesh.

Në këtë diferencë prej 25 milionë eurosh është edhe historia më e fundit e pronarëve të klubeve. Friedkin do të kishte shpenzuar edhe më shumë për Romën e tij, por u bllokua pjesësisht nga UEFA. Oaktree synon një mënaxhim më të kujdesshëm të pasurisë së Interit edhe pse në verën e fundit miratoi blerje të tipit Premier Legue për të rritur nivelin ndërkombëtar të skuadrës.

Roma, mbi 200 milionë euro të shpenzuara në 2 vjet

Që nga ardhja e Gasperinit në kryeqytetin italian, në verën e 2025, klubi ka investuar për ëeseley(25 milionë) dhe El Aynaoui(23), ndërsa në merkaton e janarit të këtij viti erdhën Robinio Vaz (20 milionë) e Malen (2 me huazim). Ky i fundit në fakt ishte blerja që bëri diferencën, më shumë se  Ziolkoëski (6,5 milionë) dhe lojtarët e tjerë të huazuar (3), Ferguson (3), Ghilardi (2) e Zaragoza (2).  Shifrës prej 86.5 milionë eurosh të shpenzuar në 2025/26 i shtohet ajo prej 124.5 milionësh për sezonin aktual. Që nga blerja përfundimtare e vetë Malen për 25 milionë te ajo e  Castro (35) dhe Mora (25, per momentin), e deri tek blerja e Koulierakis (16,5), Molina (13), de Roon (1), blerja përfundimtare e Ghilardit për 8 milionë dhe huazimi i Balerdi a 1. 

Inter, merkatoja e verës 2026, hapi i vërtetë përpara

Shifra të ngjashme edhe për Interin që në sezonin 2025/26 shpenzoi 84 milionë euro; 24.5 milionë për Luis Henrique, 23 per Bonny, 20 per Diouf dhe 15,5 milionë per Sucic, përvec huazimit prej 1 milion për Akanji. Strategjia e kësaj vere ishte më agresive me zikaltrit që hodhën sytë nga Premiel League duke marrë (31 milionë), Jones (30) dhe Stones me parametra zero. Këtyre iu shtohen blerja përfundimtare e Akanjit për 15 milionë dhe riblerja e Stankovic për 23 milionë e 3 milionët e shpenzuara për provedel bëjnë që Interi të arrijë në 102 milionë euro të investuar në sesionin e fundit të merkatos, vendimtar për të bërë zikaltrit kompetitivë në të gjitha rolet.

Top Channel