SHBA, program ndihme 522 milionë USD që përfshin kurdët, tërbohet Ankaraja!

30/05/2021 13:34

Departamenti amerikan i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara kërkoi miratimin e një pakete ndihme prej më shumë se 500 milionë dollarësh për t’iu shpërndarë grupeve të ndryshme, duke përfshirë këtu dhe krahun e armatosur të PKK-së në Siri, njësitë YPG.

Këtë grupim, Turqia e konsideron terrorist, por Amerika e pa si aleat të vyer në mposhtjen e Shtetit të dhunshëm islamik. Në total, Pentagoni kërkon 522 milionë dollarë nga Kongresi për të financuar grupet për vitin fiskal që fillon në tetor, duke përfshirë 345 milion dollarë që do të shkojnë në ndihmë të forcave irakiane të sigurisë dhe 177 milion dollarë të tjerë për të ndihmuar atë që Pentagoni i referohet si “Grupe siriane dhe individë të shqyrtuar me kujdes”.

Nuk dihet me saktësi se sa prej kësaj shume do të ndahet për YPG-në që u shndërruan në partnerin kryesor të SHBA-së dhe një element instrumental në triumfin kundër ISIS-it, por Ankaraja është e bindur se ata do të marrin pjesën e luanit, dhe kaq mjafton për t’i acaruar drejtuesit e shtetit turk.

Mbështetja që Washington i ka dhënë njësive në fjalë ka qenë një prej arsyeve kryesore të tensionimit të marrëdhënieve SHBA-Turqi. Me pretendimin se një vend nuk mund të mbështesë një grup terrorist për t’iu kundërvënë një tjetri, Turqia ka ndërmarrë operacionet e veta në terren gjatë të cilëve siç pretendon ka zhvendosur nga rajoni një numër të madh individësh të shënjestruar.

Ankaraja konsideron se milicia më e madhe në aleancën që u drejtua nga kurdët në Siri, është zgjatim i PKK-së që ka luftuar për dekada të tëra në Turqi për autonominë e kurdëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA