Rusia vret tetë persona në Ukrainë, mes tyre tre fëmijë/ Ushtria ukrainase i kundërpërgjigjet, e sulmon me dronë

20/09/2026 08:49

Rusia sulmoi me dronë Ukrainën, duke vrarë tetë persona, me tyre tre fëmijë.

Pas kësaj ushtria ukrainase u kundërpërgjigj me dronë, ku mbetën të vdekur dy persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në rajonin e Moskës, sipas guvernatorit rajonal Andrei Vorobyev.

Autoritetet ruse thanë se qindra dronë u rrëzuan, ndërsa u raportuan dëme në banesa, një depo dhe një strukturë të një rafinerie nafte.

Vorobyev deklaroi se 249 dronë ishin rrëzuar në rajonin e Moskës. Sipas tij, një grua 44-vjeçare u vra në Sofyino pasi një dron goditi një ndërtesë banimi trekatëshe, ndërsa pesë persona, mes tyre dy fëmijë, u plagosën.

Sulmi shkaktoi gjithashtu kufizime të përkohshme në aeroportet e Moskës. Në Sheremetyevo pasagjerët u paralajmëruan për kufizimet, ndërsa në Vnukovo u ndaluan të gjitha mbërritjet dhe nisjet. Kufizimet u hoqën të dielën në mëngjes, megjithëse u paralajmëruan vonesa të mundshme të fluturimeve.

Ndërkohë, në Ukrainë, një zyrtar rajonal tha se tetë persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë në sulmet ruse të së shtunës në rajonet e Kievit dhe Sumit.

Në qytetin Fastiv, një nënë dhe dy fëmijët e saj të vegjël u vranë në një sulm rus, ndërsa disa shtëpi private u dëmtuan. Në Vyshhorod, një fëmijë i plagosur në një sulm tjetër vdiq më vonë në spital.

Në rajonin e Sumit, katër persona u vranë kur një dron rus goditi makinën me të cilën po udhëtonin, sipas zyrtarit lokal Oleh Hryhorov.

Top Channel