Është një fshat në qendrën administrative Papër, në Elbasan. Jo shumë larg këtij të fundit, një herë e një kohë qe ngritur një nga burgjet më të mëdha shqiptare. Aso kohe etiketohej “kampi i riedukumit”, në Valas u ngrit dhe gërmadhat kanë mbetur ende këtu. Ish të burgosurit ngritën një nga plantancionet më të mëdha. 10-të kilometra nga 7-të mijë të burgosur tranzitë të cilët bën jo pak punë krahu. Çdo e mbjellë këtu, në këto kodra është falë tyre.
Nuk dihet se cili strateg mbrojtjeje piketoi burgun mes malesh, atu nga viti 1974, por dimë t’u themi se vizita në këto biruca ku ende gjetëm epitafe të gdhendura të falin jo pak emocion.Para se të ngrihej ky kamp, shtatë kodrat e Valasit , që nga Cërriku dhe gjer në Grykësh të Peqinit, ishin me ferra e driza, ku nuk mund të kullosnin as tufat e bagëtive kolektive të ish koperativave bujqësore.Imagjinoni! Por…nëse do të ishte ruajtur në bazën fillestare e gjithë kjo, sot do të kishim të bënim me një muzeum ku të gjithë mund të njihnim këtë histori brezazh. Por jo!
Gjithsesi, tek ky fshat kanë mbetur tre kujtime të pashlyera. Jehona nga jashtë për jetën brenda burgut, krenaria si fshati mes gjithë të mirave e begative , porse sot nuk i kanë më edhe për fajin e tyre, si dhe kujtimet dhe miqësitë me ish-të burgosurit e familjet e tyre. Sakaq, ka të ngjarë që fshati t’i kthehet nostalgjisë.
Është një histori të cilën e ka harruar koha, por jo ai kohën. Pse duhet të njihemi me fshatin Valas dhe historinë e një prej burgjeve më të mëdha të Shqipërisë?Si erdhën familjet e para? Çfarë thonë? Ilnisa Agolli na i rrëfen të gjitha në këtë udhë. Ndiqeni episodin e plotë më poshtë:
Top Channel