Java e 28-të e Superligës do të fillojë me një superndeshje të kampionatit shqiptar, siç është ajo mes Tiranës dhe Kukësin dhe përballja e Partizanit me Kastriotin.
Megjithatë e gjithë vëmendja është te sfida e drejtpërdrejtë mes verilindorëve dhe kryeqytetasve, të cilët veç garës së kampionatit kanë edhe një sfidë me njëri-tjetrin.
Ndërkohë që Partizani duket ta ketë më të lehtë të paktën në letër përballjen e kësaj jave me Kastriotin i cili prej javësh nuk po arrin të marrë një fitore, e fundit për ta daton më 3 mars përball Skënderbeut. Megjithatë, trajneri Daja kërkon që skuadra e tij të ketë një përqendrim maksimal edhe për këtë takim.
Kemi dy fitore dhe një humbje në fillim të kampionatit me Kastriotin. Ndeshjet nuk janë të lehta dhe po shikoja golat e shënuar dhe të pësuar dhe Kastrioti në pesëshen e fundit ka gola më pak të shënuar se të tjerët. Ne duhet të mos e ulim dozën e motivimit.
Ndërkohë që të dielën do të zhvillohen 3 sfidat e tjera Apollonia-Vllaznia, Skënderbeu-Teuta dhe Laçi-Bylis. Të gjitha ndeshjet e kategorisë superiore do të keni mundësi t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.
Top Channel