Kapet sera me hashash/ Arrestohet kultivuesi, në kërkim edhe drejtori i hipotekës së Laçit

09/04/2021 15:26

Kati i dytë i magazinës ishte kthyer në laborator droge. Policia e Lezhës ka sekuestruar dhe asgjesuar 205 bimë narkotike, të dyshuara canabis sativa.

Prej disa ditësh, policia e Lezhës e kishte nën monitorim magazinën në fshatin Gjorme të Kurbinit deri në finalizimin e operacionit.

Në pranga është vënë një 24-vjeçar, Vranicki Hisku si dhe është shpallur në kërkim drejtori i Kadastrës së Kurbinit, Edmond Stojani 41 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur katin e dytë të një magazine të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 205 bimë të dyshuara narkotike, cannabis sativa të kultivuara në vazo. Gjithashtu, gjatë kontrollit, në ndërtesë u konstatua  një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike,

Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Vranicki Hisku është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë  zjarri pushkë me dylbi të montuar. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA