Forcat Detare zhvillojnë stërvitje në Pashaliman, testohet gatishmëria operacionale dhe reagimi në situata të ndryshme detare

18/06/2026 17:22

Forcat Detare të Republikës së Shqipërisë kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme një stërvitje në zonën e Pashalimanit ne gjirin e Orikumit duke angazhuar mjete dhe personel në një aksion të koordinuar në det.

Sipas informacioneve paraprake, stërvitja është fokusuar në testimin e gatishmërisë operacionale, reagimin në situata të ndryshme detare dhe koordinimin mes strukturave të përfshira në operacion.

Lëvizja e mjeteve detare është vërejtur gjatë gjithë ditës në zonën e Gjirit të Vlorës dhe Pashalimanit, ndërsa aktiviteti është zhvilluar në kuadër të programeve të planifikuara të trajnimit dhe rritjes së kapaciteteve operacionale të Forcave Detare.

Top Channel