“Nëse familjes time i preket një qime floku…”/ Deklarata e Marjana Koçekut në rrjete sociale, Safet dhe Behar Bajri denoncojnë në SPAK Neomalësoren
Në Ibë të Tiranës, nga kërkimet e policisë me dron, është konstatuar në një zonë malore një trup njeriu.
Policia deklaron se dyshohet se trupi i përket të riut Eglant Koçi, por ende nuk konfirmohet teksa priten analizat shkencore.
“Në territorin e fshatit Cerrujë, lagjia Domush, është gjetur në proces dekompozimi, një trup njeriu i seksit mashkull. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet dhe verifikimet me qëllim identifikimin e shtetasit, si dhe zbardhjen e rrethanave të tjera të rastit”, deklaron policia.
Autori i dyshuar është shoku i tij, Armando Shakaj, makina e të cilit është gjurmuar deri në Ibë.
Pas krimit, Armando Shakaj ka ndërmarrë veprime për të fshehur gjurmët. Ai dyshohet se ka shkëputur kamerat e sigurisë në korridoret e godinës dhe më pas ka urdhëruar kamerierin e lokalit të tij, Enea Zyferin, të ndërpriste energjinë elektrike, me qëllim që të mos regjistrohej momenti i transportimit të trupit drejt automjetit.

Familjarët kanë humbur kontaktet me 34-vjeçarin që më datë 4 qershor.
Top Channel