Festa e 28 Nëntorit, kryeministri Rama publikon pamjet nga koncerti në Vlorë, qyteti ku u ngrit flamuri Pas rreth 10 orësh përplasjeje dhe tensionesh të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të policisë, protesta e 28 Nëntorit ditën e Pavarësisë, ka përfunduar.
Tubimi, i cili nisi në orën 10:00 të paradites, u shoqërua gjatë gjithë ditës me përplasje të përsëritura, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe hedhje gurësh e molotovësh në drejtim të policisë.
Përplasjet u përhapën në disa zona të kryeqytetit, ndërsa u raportuan edhe dëmtime në godina institucionesh shtetërore.
Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë, 35 persona, mes tyre efektivë policie, protestues, gazetarë, kalimtarë dhe një punonjës sigurie, u paraqitën në strukturat spitalore për të marrë ndihmë mjekësore.
Lajm pas lajmi:
https://top-channel.tv/2026/11/28/protestuesit-u-rikthyen-ne-shesh-nis-serish-nderhyrja-e-policise-efektivet-shoqerohen-nga-autoboti-me-uje/
https://top-channel.tv/2026/11/28/poshte-diktatura-protestuesit-hedhin-sende-drejt-autobotit-te-policise-efektivet-i-pergjigjen-me-presion-uji0/
Top Channel